Mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, fokusi i diskutimit është vënë te arrestimi i kryetarit në detyrë i bashkisë së Himarës Jorogo Goro, me urdhër të SPAK.
Advertisements
Gazetarja Anila Basha u shpreh se Goro është një ‘gurë shahu i përdorur në këtë çështje.
Advertisements
“Goro është guri i shahut i përdorur. Mendoj se, ndoshta Prokuroria dhe SPAK do kenë prova, por kur ka një korrupsion të tillë duhet ta kuptojnë të gjithë që prona është njëlloj, si në Himarë dhe në Kukës, dhe askush nuk mund t’i marrë pronën një pronari. Pra kush është falsifikuesi në dorën e parë dhe të dytë, për të arritur të Goro. Korrupsioni duhet parë nëse vjen nga këta aktorë, apo është një gjë që e mori Goro dhe u tha ‘duam kaq përqind dhe po u jap pronën’. Mendoj se është një çështje që vjen më së shumti që vjen nga çështja e njerëzve që kanë pronësinë e tokës”, tha ajo.
Ndërkohë nga ana tjetër gazetarja e BIRN Blerina Gjoka, thotë se mendon se kjo është një lëvizje në të cilën futet politika.
“Unë mendoj se futet politika në këtë çështje dhe nuk është një çështje e rëndomtë. Në dhënien e statusit të investitorit strategjik ka disa data. Në ndryshimin e planit vendor e bën në 2020 që ka përparësi për zhvillim për turizëm. 6 muaj më vonë jepet leje ndërtimi, e më pas i jepet statusi investitor strategjik Artan Gaçi”, tha ajo ndër të tjera.