Aktori i humorit Bes Kallaku, i njohur tashmë edhe si Kryeplaku, konfirmoi në “Ferma VIP” ndarjen nga Xhensila Myrtezaj.
Advertisements
Gjatë bisedës me fermerët, ai tregoi se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten.
Advertisements
“Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë, sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Por mërzitem ndonjëhere se njeriut i ndodhin disa situata në jetë që nuk i ka pritur. Është pak e vështirë. E rëndësishme është që të jenë më mirë, të jemi falenderues se ndodh që nuk vlerësojmë ditët e mira”.
Gjithashtu, Besi rrëfeu se marrëdhënia e tyre ishte bërë e vështirë, duke e konsideruar Xhensilën “të huaj”.
“Jam në shtëpi me nusen e jemi të huaj. E rëndësishme është t’i kesh mirë më shëndet. Këtë vlerësoj. O Zot faleminderit!”, u shpreh ai.