Erë e fortë, breshër e rrebeshe shiu, ja si parashikohet të jetë moti për sot

by editor

Për këtë të martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosfetrike të paqëndrueshme. Për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore.

Moti parashikohet i vranët me intervale të herëpasherëshme kthjellimi. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Nga orët e pasdites reshjet priten të jenë me intensitet deri në mesatar ndërsa në jug priten reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër

Era pritet të fryjë me drejtim jug- juglindje me shpejtësi 1-6m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të jetë intensive dhe problematike 12-17m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik e Jon të jetë 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 4 deri 17°C në zonat e ulëta 11 deri në 22°C në zonat bregdetare 8 deri 18°C

You may also like