Pista që fshihet pas tritolit në Shkodër, flet shënjestra

by editor

Zbardhen detaje të reja nga vendosja e tritolit një ditë më parë në banesën e Frida Salës në Shkodër. Një prej pistave kryesore ku është përqendruar organi i akuzës dhe policia vendore e Shkodrës lidhet me aktivitetin e djalit të 62-vjeçares, Dori Sala.

Advertisements

Lufta mes grupeve kriminale për dominimin e basteve online dyshohet se ka sjellë edhe vendosjen e tritolit që ishte paralajmërim. Dori Sala ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët.

Advertisements

“E vetmja punë që bëj është ajo në një kompani internet dhe nuk kam lidhje me asgjë tjetër. Nuk e di se kush mund të jenë autorët pasi nuk kam asnjë konflikt dhe nuk e di arsyen e kësaj ngjarje”, ka deklaruar shtetasi, banesat e të cilit u sulmua me eksploziv.

You may also like