Operacioni kundër bandave të “Ndrangheta” në Itali ku droga trafikohej nga Shqipëria, ja detajet e frikshme

by editor

Advertisements

Paraditen e sotme është zhvilluar një operacion antidrogë nga karabinierët e njësisë hetimore të komandës provinciale të Vibo Valentia. Në operacion u përfshinë tetë helikopterë dhe qen antidrogë për ekzekutimin e 11 urdhër-arresteve të lëshuara nga gjyqtari hetues me kërkesë të DDA të Catanzaro.

Të dyshuarit akuzohen për transportim, posedim, shitjen dhe transferimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike si kokainë, heroinë, marihuanë dhe hashash, si dhe blerjen dhe transferimin e substancave narkotike.

Veprimtaria hetimore është vijimi i operacionit “Maestrale-Carthago” i zhvilluar kundër bandave “Ndrangheta” në zonën e Vibos dhe sipas akuzës ka bërë të mundur konstatimin e përfshirjes në shoqatën e dedikuar për trafikimin e lëndëve narkotike. Sasia e lëndës narkotike vinte nga jashtë, veçanërisht nga Shqipëria.

Advertisements

You may also like