Gazetarja Anduena Llabani, ka paralajmëruar arrestime të bujshme nga Prokuroria Speciale (SPAK). Teksa përmendi edhe disa nga dosjet të cilat janë duke u hetuar nga SPAK, ajo tha në një intervistë televizive se do shohim edhe emra të tjerë të cilët do të merren si të pandehur për disa procese hetimore që kanë nisur. “Deri brenda majit, SPAK do mbyllë disa procese hetimore që ka nisur. Do të shohim emra që do merren të pandehur, mund të arrestohen. Këto komisione janë shantazhe që i bëhen SPAK-ut. Ky është gjyq publik. Gjysma e njerëzve aty mund të kenë marrë dhe lekë nga inceneratorët”, tha ajo.
Advertisements
Lidhur me ngritjen e komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi, ajo u shpreh se i sheh këto komisione si një pakt politik për të shpëtuar disa koka njerëzish dhe për të arrestuar ca të tjerë. Sipas saj, nuk ka për çfarë ti hyjë në punë SPAK-ut komisioni hetimor ndaj Beqajt. “E kemi ndjekur në fakt edhe komisionin që u bë ndaj inceneratorëve dhe u panë që dëshmuan shumë. Por, unë i shoh këto komisione si një paktë politik për të shpëtuar disa koka njerëzish dhe për të arrestuar ca të tjerë. Për çfarë do i hyjë në punë SPAK-ut komisioni hetimor ndaj Beqajt, çështje ditësh do të shkojë për gjykim. Palët do të përplasen në gjykatë. Nuk mendoj se komisioni hetimor do i shërbejë çështjes së hetimit dhe gjykimit. Beqaj do të shkojë të gjykatë për akuzat që janë ngritur deri tani. Manastirliu ka qenë drejtoreshë e QSUT-së. Nëse Beqaj i ka shpëtuar ‘arrestit me burg’ sikundër nuk ka ndodhur me paraardhës dhe gjatë kohëve të fundit i ka mëshuar faktit që Manastirliu duhet të hetohet dhe ka sjellë prova për të vërtetuar që është pjesë e një procesi korruptiv jam kurioze të shoh cila është lëvizja e dytë e SPAK-ut. Kemi informacion që paska edhe kallëzim për Manastirliun”, u shpreh ajo.
Advertisements
Ndërkohë, gazetarja ka folur edhe për arrestimin e Jorgo Goros. Ajo u shpreh, se për 4 muaj Goro është vënë nën survejim total për të parë kush janë bashkëpunëtorët e tij. “Fredi Beleri ka bërë i pari padinë. E kam thënë 4 muaj më parë që Goro mund të arrestohet.
Katër muaj, edhe unë fillova të interesohem. 4 muaj Goro është vënë nën survejim total, nën kontroll, në përgjim me mjetet që ka BKH për të parë kush janë bashkëpunëtorët, me kë do flasë, çfarë do i thoshte. Ka shumë tangente që hiqen. Nuk e dimë ende kush janë personat e tjerë. Fakti që SPAK ka vendosur një masë kaq të ashpër do të thotë që gjithçka është siguruar. Do të ketë njerëz të tjerë zinxhir. Deri tani nuk kam parë biznesmenë që shkojnë në punë për çështje investimesh strategjike. Unë di që ajo tokë do t’i kthehet shtetit. Edhe pse aty kishin filluar punimet. 7 vjet rrezikon deri tani nëse provohet akuza ‘shpërdorim detyre’. Jorgo Goro mban përgjegjësi primare në tjetërsimin e pronave në jugun e vendit”, tha ajo.