“E thërret për darkë dhe e nxjerr në pritë”/ Gazetari i njohur zbardh prapaskenat: Ja pse vrasjet me snajper nuk zbardhen

by editor

Gazetari i kronikës së zezë, Sokol Bregu, i ftuar në një lidhje skype me emisionin Breaking në Top News foli për vrasjet e fundit të bujshme në vend.

Advertisements

Vrasja e Gëzim Sinamatit në qytetin e Vlorës provokoi reagime të shumta, dhe Bregu tha se vrasjet me snajper janë të vështira për t`u zbardhur, pasi sipas tij nuk lënë gjurmë

Advertisements

“Vrasja është kryer nga shumë afër, nuk ka lidhje me ngjarjen e Vlorës që është kryer nga larg nga një automjet, të gjitha gëzhojat kanë rënë brenda në automjet. Nuk duhet as lloji i pushkës, edhe sikur nesër ta gjejë nuk gjen dot se nga cila armë u qëllua.

Ndryshe nga Fushë Kruja, ku u gjetën 100 gëzhoja, prandaj ka ndryshime të mëdha, prandaj u gjetën menjëherë autorët. Atje ku ndodhi vrasja në Vlorë, çdokush mund të ketë qarkullim me automjet se është një nga lagjet më të banuara.

Në Fushë-Krujë jo kushdo mund të futet, prandaj konsiderohet vrasje e guximshme, e kam quajtur vrasje për aleanca të prishura, pasi kurrkush më parë vrasës me pagesë është futur për të vrarë atje.

Është vrasja e parë me pagesë atje. Jo se nuk ka vrasje se gjakmarrjet kanë qenë shumë të njohura, por jo histori e një vrasje me pagesë. Aleancat në Fushë Krujë kohët e fundit janë prishur. Që nga zhdukja e Stafukës, edhe ai juridikisht quhet i gjallë përderisa nuk është gjetur, arrestet që solli, janë njerëz që kanë krijuar bazën. Është e vështirë të penetrosh në Fushë Krujë dhe të kryesh vrasje,” tha Bregu.

You may also like