“Kur e kuptove që Heidi nuk të kishte më në shënjestër”/ Si iu përgjigj Romeo pyetjes së Françeskës? (Video)

by editor

Mbrëmjen e djeshme, Romeo Veshaj dhe Heidi Baci kanë ‘kurorëzuar’ dashurinë e tyre në ‘martesë’. Të gjithë banorët kanë festuar e gëzuar me çiftin.

Advertisements

Françeska Murati, e cila mbrëmë ka lënë hatërmbetjet me çiftin dhe ka festuar së bashku me të gjithë banorët, mëngjesin e sotëm duket se ka vendosur që të ngacmojë aktorin.

Advertisements

Ajo e ka pyetur Romeon se “kur e kuptoi që Heidi nuk e kishte më në shënjestër?”. Veshaj nuk i dha një përgjigje, por thjesht i thoshte “ti e di që nuk merrem me ty”.

Kujtojmë se Romeo dhe Heidi kanë qëndruar pak javë të ndarë pasi aktori tha se nuk kishte besim tek ajo. Madje kur Baci vuri në nominim Vesa Smolicën, Veshaj i tha se e bëri një gjë të tillë pasi kishte në shënjestër atë.

E për këtë arsye Françeska mesa duket ka vendosur që t’ia rikthejë në vëmendje deklaratën e tij, të cilës Romeo iu shmang.

Pjesë nga biseda:

Françeska: Si vijnë situatat për telenovelën?

Romeo: Për kë telenovelë?

Françeska: Të vijnë ty apo i vijnë Heidit?

Romeo: Ëhë, i ke dobët

Françeska: Trego i çik, Heidi më duket se ti për këto gjëra ti je…

Romeo: Ti e di që nuk merrem me ty

Françeska: Të të bëj një pyetje, kur e kuptove që Heidi nuk të kishte më në shënjestër, kur e kuptove? Dje në mëngjes apo dje në darkë?

Romeo: Do të kalosh ca nivele të vish te mua

Françeska: Jo jo, më thuaj, kur e kuptove ti? Kur e kuptove që Heidi nuk të kishte më në shënjestër?

You may also like