Ministri i Mbrojtjes: Po punohet për shpëtimin e turistëve kroatë të bllokuar në Jezercë

by editor

Operacioni për shpëtimin e një grupi turistësh kroatë të bllokuar në Majën e Jezercës është duke vijuar, bën me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Peleshi thotë në një njoftim në rrjetet sociale, se është arritur të nxirret trupi i pajetë i një turisteje 43-vjeçare e cila humbi jetën pasi u rrëzua në afërsi të liqeneve.

Forcat e Armatosura, ekipet e emergjencës civile dhe banorë të zonës janë angazhuar për të ndihmuar në shpëtimin e pjesës tjetër të grupit.

Postimi i Peleshit:

Një ekip i kërkim-shpëtimit së bashku me helikopterin e Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes u angazhuan sot, menjëherë sapo kanë marrë njoftimin, krah policisë së Tropojës, në ndihmë të një grupi alpinistësh, që mendohet të jenë shtetas kroatë, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”.

Fatkeqësisht njëra nga anëtaret e grupit shtetesja Z.L 43 vjeç kishte rënë nga një terren i thepisur malor dhe me borë dhe ka humbur jetën.

Ekipi i kërkim-shpëtimit ka bërë e mundur nxjerrjen e trupit të pajetë dhe transportimin me helikopter drejt morgut. Ndërsa operacioni i shpëtimit vijon për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar.

You may also like