Ukrainasit kanë filluar të përdorin një lloj të ri bombë që u është dhuruar nga Franca – me të cilën hodhën në erë një bazë ushtarake ruse në afërsi të lumit Dnipro në jug të Ukrainës.
Advertisements
Bëhet fjalë për raketën precizë AASM Hammer, e cila është adaptuar në atë formë që të përdoret nga aeroplanët ukrainas MiG, dhe të godet objektivin në një rreze prej mbi 100 kilometra.
Advertisements
Nga kjo bazë nuk mbetet pothuajse asgjë pas goditjes me këto raketa.
AASM është një kundërpërgjigje nga ukrainasit ndaj raketave ruse FAB, që u përdorën në masë të madhe për të shkatërruar mbrojtjen ukrainase.
Në video shihen ushtarët rusë duke u futur në atë objekt që shfrytëzohej nga ata, dhe që dukej se dikur kishte qenë një objekt civil.