“Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja”- Basha uron besimtarët e krishterë për Pashkë: Në këto kohë të vështira, drita e shpresës dhe kurajës ndeztë në zemrat e secilit prej jush

by editor

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

Advertisements

Basha uron që drita e shpresës dhe kurajës të ndizet në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare besimin se ditë më të mira na presin.

Advertisements

Urimi i Bashës:

Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë katolikë dhe ungjillorë që kremtoni këtë ditë të shenjtë të Ringjalljes së Jezu Krishtit, unë dhe familja ime ju urojmë nga zemra, për shumë vjet Pashkët!

Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin e të mirës mbi të keqen, të dritës mbi errësirën, të shpresës mbi dëshpërimin. Në këto kohë të vështira, drita e shpresës dhe kurajos ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare besimin se ditë më të mira na presin.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

You may also like