Moderator dhe baba i dy fëmijëve, kush është banori misterioz që pritet të futet në shtëpinë e “Big Brother VIP”

by editor

Një personazh misterioz, pitet t’i bashkohet shtëpisë së “Big Brother Vip” këtë të martë.

Advertisements

Personi në fjalë është djalë, por nuk ka dashur të prezantojë ende veten për publikun, duke u shfaqur me një maskë në fytyrë sot në BBV Fun Club.

Advertisements

Ai ka treguar se është babai i dy fëmijëve dhe është 32-vjeç.

“Unë jam animator, moderator dhe studioj gazetari. Jam 32-vjeç. Jam i martuar, prind i dy fëmijëve. Në BBV do sjell një standard të ri dhe do e çoj më përpara”, tha ai.

Teksa fliste, ai tregoi se ka shumë besim tek vetja dhe i konsideron banorët e tjerë lojtarë shumë të dobët.

Më tej ai është ndalur edhe tek çiftet e krijuara në shtëpi, Heidi-Romeo dhe Ilnisa-Meriton, për të cilët tha se asnjë prej tyre nuk ka dashuri të vërtetë.

“S’më pëlqejnë çiftet. Dashuria nuk është e provojmë me të parë, të dytën, të tretën…Nuk është me prova. Nuk ka dashuri aty”, tha ai.

You may also like