Rritet sërish numri i kafeneve, biznesi i preferuar i shqiptarëve thyen rekordin në Evropë

by editor

Biznesi më i preferuar i shqiptarëve, që nga fillimi i viteve ’90, ai i bareve e restoranteve, e ka marrë sërish veten në vitin 2022, pas rënies që pësoi në periudhën e pandemisë.

Advertisements

Të dhënat e fundit të INSTAT bënë të ditur se në vitin 2022, aktiviteti i pijeve dhe shërbimit ushqimor regjistroi të ardhura prej 69 miliardë lekësh (rreth 650 milionë euro), me një rritje të fortë prej 47% në krahasim me vitin e mëparshëm. Këto të ardhura janë në fakt shpenzimet e klientëve vendas e të huaj për bare e restorante në vend.

Advertisements

Ky është niveli më i lartë i të ardhurave të regjistruara ndonjëherë. Rritja e çmimeve në bare e restorante është një nga arsyet që ka ndikuar. Sipas INSTAT, në 2022, çmimet në bare e restorante shënuan rritjen më të lartë në 15 vjet ndonëse me ritme të ngadalësuara tendenca vazhdoi edhe në 2023.

Ndërsa emigracioni i popullsisë, sidomos i të rinjve, ka ndikuar në frekuentimin e bareve nga vendasit, këta janë kompensuar nga turistët. Të dhënat e INSTAT treguan se në 2022, vendin e vizituan mbi 7 milionë shtetas të huaj dhe në 2023, shifra arriti në 10 milionë.

Ndonëse të huajt që vijnë në Shqipëri janë përgjithësisht me çanta shpine që konsumojnë pak, sërish ata i gjen rëndom në bare e restorante në zonat kryesore turistike të vendit e në kryeqytet. Për më shumë kliko KËTU

You may also like