Kjo javë i përket aksionit! Me Afërditën dhe Marsin që hyjnë në shenja të reja gjatë kësaj jave, ti mund të shkosh në dy drejtime të ndryshme. Prapavija e Plutonit do të nisë në Ujor dhe do të qëndrojë në këtë pozicion deri më 11 tetor. Kjo do të sjellë më shumë përkujdesje dhe më pak kaos në jetën tënde.
Advertisements
Dashi
Advertisements
Të reja të papritura do të vijnë në jetën tënde, Dash! Së pari, Afërdita do të shkojë në Dem të hënën për të të ndihmuar të marrësh më shumë para. Ndërsa Marsi hyn në shenjën tënde, duke të të sjellë mundësi fantastike për gjërat që do t’i realizosh. Më në fund, Plutoni do të nisë prapavijën në Ujor, për të të lidhur me miq të mirë, të cilët kanë qenë prezentë në jetën tënde dikur.
Demi
Advertisements
Gëzuar ditëlindjen, Dem! Afërdita e nis javën në shenjën tënde, duke zbukuruar aspekte të ndryshme të jetës tënde, sidomos çështje që lidhen me zemrën, por edhe me qëndrueshmërinë financiare. Marsi do të hyjë në Dash të enjten dhe do të ndriçojë ato sfera që të kanë limituar në të shkuarën, që të mos të të ndikojnë më në të tashmen dhe në të ardhmen. Ndërsa prapavija e Plutonit do të ndikojë në zonën e karrierës, për të të drejtuar atje ku ti duhet të shkosh.
Binjakët
A je gati për aventura të reja, i dashur Binjak? Me hyrjen e Afërditës në Dem, ti do të gjesh intimitet dhe afrimitet me njerëzit që do, por gjithashtu, do të kesh mundësi që të përjetosh fillime të reja. Të enjten, do ta gjesh veten duke udhëhequr njerëzit në një rol që ti di ta bësh shumë mirë. Nga ana tjetër, do të kesh mundësi që të aplikosh leksionet që ke marrë në vitin 2024.
Gaforrja
Miq, të dashur, apo të dyja? Afërdita në Dem do të të ndihmojë që të përfshihesh më shumë në romancë dhe miqësi. Këto dy marrëdhënie nuk janë të ndara, përkundrazi. Marsi do të hyjë në Dash, për të të ndriçuar zonën e karrierës dhe për të të krijuar mundësi të reja për promovim dhe madje, edhe për një sipërmarrje të re.
Luani
Ke aftësi të papara, gjithçka të duhet është socializimi me njerëzit e duhur. Të hënën, me hyrjen e Afërditës në Dem, do të rifuqizohesh dhe do të inkurajohesh më tepër për të krijuar lidhje me të ngushta me njerëzit që të rrethojnë. Marsi hyn në Dash dhe ti do të përfshihesh në aventura të reja, të bukura dhe përmbushëse.
Virgjëresha
Mos po përjeton një dashuri në distancë, e dashur Virgjëreshë? Afërdita hyn në Dem të hënën dhe të edukon më mirë drejt dashurisë, dallimeve dhe marrëdhënieve që po krijon. Mos i bëj rezistencë edukimit, sado i vështirë të të duket ai. Marsi në Dash të lejon të kesh më shumë hapësirë dhe dëshirë për përvoja dhe dëshira seksuale. Bëj qejf dhe mos mendo më tepër seç duhet!
Peshorja
Është mirë t’u shkosh gjërave në thellësi. Ti ke ca probleme me besimin tek të tjerët, por falë Afërditës në Dem, do të kesh një panoramë më të qartë të personit që ke përballë dhe do të arrish ta ndash mendjen nëse duhet t’i besosh apo jo. Me prapavijën e Plutonit në Ujor do të kesh mundësi të motivosh veten më shumë dhe ta mbrosh vetëbesimin tënd, pavarësisht situatave me të cilat do të përballesh.
Akrepi
Dashuria është në ajër, Akrep! Afërdita do të hyjë në Dem për të të ndihmuar që të kesh më shumë besim te vetja dhe të ndërmarrësh rreziqe të reja. Ti mund t’i dalësh! Marsi në Dash të jep vetëbesim dhe të motivon të kujdesesh më shumë për mendjen e zemrën, duke të të inkurajuar të jesh versioni më i mirë i vetes.
Shigjetari
Gjithçka fshihet në detaje, Shigjetar! Afërdita hyn në Dem dhe të jep të gjithë vlerësimin për qasjen e duhur që ti ke ndaj detajeve, të cilat do të të ndihmojnë me dinamikat e marrëdhënieve të tua. Marsi hyn në Dash dhe ti do ta kuptosh se je një person që ia vlen ta dashurosh dhe t’i falësh lumturi.
Bricjapi
Ndjeshmëria është fuqia jote, Bricjap! Afërdita hyn te Demi të hënën dhe të ndihmon që të sfidosh steriotipet për të cilat ke qenë prej kohësh stoik/e. Duhet ta shprehësh veten dhe të zbulosh se ç’ndien në të vërtetë. Marsi në Dash të ndihmon që të mbrosh sigurinë tënde emocionale dhe të vendosësh kufijtë e duhur.
Ujori
A ndihesh i/e sigurt me të? Afërdita në Dem të bën thirrje që të vendosësh si prioritet sigurinë emocionale në lidhjen tënde. Marsi do të hyjë në Dash të enjten dhe do të kesh mundësinë që të bësh një bisedë të qartë me personin tjetër. Sa i përket transformimeve, prapavija e Plutonit do të ngadalësojë sot procesin.
Peshqit
Komunikimi = lidhje, Peshq! Afërdita do të hyjë në Dem dhe ti do të kuptosh se dashuria është një gjuhë që duhet të flitet dhe të zhvillohet. Forco komunikimin dhe zgjidhi me mençuri fjalët që do të thuash. Kushtoju vëmendje dhe rishiko mënyrën se si u drejtohesh të tjerëve, apo u qasesh situatave të ndryshme.