“Shiko çdo gjë”/ Meritoni këshillon Romeon: Bëj kujdes se duan të të nxjerrin jashtë (Video)

by editor

Meritoni dhe Romeo i kanë rregulluar përsëri marrëdhëniet e tyre dhe janë duke e mbështetur njëri-tjetrin dhe në lojë.

Sakaq pasditen e sotme, teksa qëndronin në ambientet e jashtme me njëri-tjetrin, Meritoni ka ‘këshilluar’ Romeon lidhur me lojën dhe konkurrentët përreth tij.

Ai i tregon banorit se ka shumë konkurrentë të tjerë të cilët po mundohen ti bëjnë keq dhe duan ta nxjerrin nga loja për këtë arsye Romeo duhet të bëjë kujdes.

“Ki kujdes, pak ka rëndësi nga kush. Duke nisur prej vetes ki kujdes sepse duan të të nxjerrin nga loja. Kur them nga loja e kam për situatat që ti ke krijuar deri tani. Dëgjo vëllain tënd dhe ki kujdes. Ti e kupton sepse je më inteligjent se kaq. Ki kujdes vëlla sepse është një pikë e lojës që po duan të të nxjerrin”, shprehet Meritoni.

You may also like