Belind Këlliçi: Protesta s’do të ndalet derisa Erion Veliaj të largohet nga Bashkia e Tiranës

by editor

Ditën e sotme, opozita po zhvillon protesë para Bashkisë së Tiranës, me qëllim largimin e Erion Veliajt. Belind Këlliçi, i cili ishte pjesë e protestës së opozitës, u shpreh se aksioni që kanë nisur nuk do të ndalet, derisa të largojnë kryetarin e Bashkisë.

Advertisements

Teksa komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, në mbledhjen e grupit të PS, Këlliçi u shpreh se “sot ai dha “OK” për arrestimin e zyrtarëve”.

Advertisements

“Ne këtë aksion nuk e ndalim, por deri në fund do largojmë Erion Veliajn. I premtojmë qytetarëve që kjo betejë nuk fitohet me largimin e Veliajt, por kur Edi Rama do të largohet nga zyra e tij. Nuk mjafton që Rama të japë OK, siç tha sot që të arrestohen zyrtarë dhe ai të mbretërojë i qetë, por ne do të duhet ti japim atë që meriton kësaj bande që është në krye të qeverisë që në 10 vite e ka boshatisur Shqipërinë”, tha Kelliçi.

You may also like