“Ajo s’kishte bukë për fëmijët, i shoqi harxhonte lekët me të dashurën”- Tragjedia në Bunë, flet e motra e 39-vjeçares: S’kemi marrë pjesë në ceremoninë mortore të mbesës! Ja ku duam ta varrosim Almën

by editor

Motra e Alma Arrazit, 39-vjeçares që u hodh në lumin Bunë së bashku me fëmijët, ka deklaruar arsyet që e çuan drejt aktit tragjik.

Ajo ka treguar se Alma Arrazi nuk kishte bukë për fëmijët, ndërsa i shoqi i harxhonte parate me të dashurën e tij.

“Mund t’ia faktoj që motrën time e çoji deri këtu që t’i jepte fund jetës me fëmijët, sepse nuk e ka pasur të lehtë motra ime, kur e dinte që po e tradhtonte. Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde. nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijës së vet. Eri, konsumonte dreka darka me të dashurën e vet, nuk i dilte buxheti të blinte ushqim për fëmijët. Kohët e fundit i ka munguar çdo gjë, edhe buka i ka munguar motrës sime dhe fëmijës së motrës time”, ka rrëfyer ajo në emisionin “Breaking”.

“Po shpikin çdo gjë për motrën time, ajo ka qenë një grua e mrekullueshme, ka qenë një grua e përkryer, i çonte fëmijët në shkollë. Nëse do ishte me të meta mendore nuk do kishin respekt një lagje e tërë. Si ka mundësi ka të meta mendore dhe ka 10 vjet martesë

Nuk kam marrë pjesë në ceremoni, ju lutem shumë që motrën time ta varrosim në Durrës, s’ka lidhje ta varrosim në Shkodër. Nuk ka kanë thërritur për ceremoninë mortore”, u shpreh ajo.

You may also like