Alma Arrazi, së bashku me 3 fëmijët e saj mbrëmjen e 2 Majit, nuk u hodh nga ura e re e Bunës. Kjo tashmë është konfirmuar nga grupi hetimor, ndërkohë që Report TV mëson se 39-vjeçarja me 3 fëmijët përdore i drejtohet fundit të urës, rrugë që të çon në rrugën nacionale Shkodër – Muriqan.
Advertisements
Prokuroria shkoi drejt kësaj piste, pasi trupi i vajzës se dyte u gjet gjate kërkimeve në zonën e Dajlanit rreth 100 metra nga ura e Bunës. Tashmë për hetuesit është e qarte se Alma Arrazi e ka kryer veprimin ekstrem poshtë urës së re të Bunës, në anë të bregut.
Advertisements
Sa i takon hetimeve të deritanishme për tragjedinë qe ka tronditur opinionin publik, ku nena mbyti te vegjlit e saj e me pas veten dyshimet janë tek bashkëshorti i cili mbahet ne paraburgim me akuzën “Shkaktim i vetëvrasjes”.
Telefoni i Erdgys Arrazit po ekzaminohet në laboratorin kriminalistik te Tiranes për të vërtetuar nëse ky i fundit ka qenë pranë Almës dhe 3 fëmijëve në kohën kur dyshohet të jetë kryer vetëmbytja. Per analizimin e qelizave telefonike janë kërkuar te dhëna nga kompania celulare, si dhe po shihen mesazhet e komunikimet e tij mbrëmjen e 2 majit. Ndërsa telefoni te ndjerës nuk është gjetur ne vendin e dyshuar te ngjarjes. Në shkurre janë gjetur kukulla dhe ambalazhe ushqimore por ende s’ka përgjigje nga laboratori shkencor nëse ato i përkasin të ndjerëve.
Nga ana tjetër, personi kyç deri tani për hetuesit është kunata e Almës, Valentina Arrazi, e cila sicc shihet në pamje ka pirë kafe me të para aktit ekstrem të vetëfjilimit me 3 fëmijët. Në dëshminë e parë, Valentina Arrazi ka thënë se Alma është ndarë me të duke i thënë se do të shkonte tek i vëllai në Durrës, për tu qetësuar pas debate me bashkëshortin. Hetuesit thanë se ajo do të merret sërish në pyetje me qëllim nxjerrjen e të tjera të dhënave që mund të zbardhin këtë ngjarje tragjike.