Në fillim kemi qenë “Tommy e Jerry”, Amos Zaharia thyen heshtjen për divorcin e të motrës: Patjetër që është tronditëse për mua sepse…

by editor

Elia Zaharia dhe Princ Leka u divorcuan zyrtarisht më 25 prill 2024, pas një kalvari të gjatë në dyert e gjykatës. Në media u aludua se divorci erdhi për shkak të tradhtisë, pasi Princ Leka ka krijuar një marrëdhënie të re me fotografen Blerta Celibashi. Vëllai i Elias, Amos Zaharia, ditën e sotme ka folur për herë të parë për këtë situatë dhe divorcin e motrës.

I ftuar në një emision televiziv, Amos tha se askush nuk e do divorcin, por kjo gjithashtu është njerëzore. Ai tha se kanë kaluar një periudhë të vështirë, për shkak edhe të gjithë lajmeve që kanë qakrulluar në rrjet, por thotë se mbështetja e tij për Elian është e pakushtëzuar.

Amos Zaharia: Në fillim kemi qenë “Tommy e Jerry”. Kur unë dhe Elia ziheshim bëhej spektakël, e merrte vesh një lagje e tërë. Por me kalimin e viteve, aq më shumë mik bëhem me Elian. Mosha dhe pjekuria na ka bashkuar dhe vijon të na bashkojë. Kemi raport shumë të mirë, Elia është një mikeshë shumë e mirë. Ka këshilla praktike dhe është me këmbë në tokë. Unë deri në moshën 12-13 vjeçare kam qenë një makth për familjarët e mi. Prindërit na kanë dhënë të dyve dashuri të pakushtëzuar. E ndjej veten me shumë fat. Ne jemi gjithmonë protektivë ndaj njëri-tjetrit. Sa herë që secili nga ne përballet me një sfidë familja është mbështetja e parë. Unë jam pranë Elias me gjithë qenien time kur ajo ka nevojë për mua.

Problemet i bashkojnë edhe më shumë njerëzit sepse krijohet më shumë ndjesia e unitetit. Unë jam aty për të sa herë ajo të ketë nevojë dhe anasjelltas.

Askush nuk e do divorcin. Në momentin që gjen një person me të cilin martohesh, mendon se kërkimi i gjysmës tënde ka marrë fund, ndodh që nuk është gjithmonë ky rasti. Këto janë njerëzore. Patjetër që është tronditëse për mua si vëlla, si miku i saj më i mirë. Por nga ana tjetër kjo tronditje nuk do të ndihmojë që kjo gjë të mos kishte ndodhdur. Duhet të përballesh me faktet dhe të ecësh përpara. Ne këtë po bëjmë. Çdo gjë është kalimtare në jetë. Njeriu është qenie e fortë.

You may also like