Ky është momenti kur babai hedh foshnjën në plehra në Vravrona. Në pamjet e publikuara nga protothema.gr, shihet burri nga Nepali i cili mban dy qese në dorën e majtë, ku në njërën prej tyre mban foshnjën e vdekur dhe i vendos ato në një kosh plehrash.
Advertisements
Babai ka dëshmuar në polici se e ka hedhur foshnjën në plehra, por ka pohuar se nuk e ka vrarë, pasi kishte lindur para kohe dhe ka vdekur.
Advertisements
Sipas protothema.gr, gruaja ka shkuar në spitalin “Alexandra” mbrëmjen e së enjtes me gjakderdhje por mjekët s’kishin mundur të përcaktojnë nëse kishte pasur abort apo lindje normale.
Më pas u njoftuan autoritetet dhe oficerët e policisë për të shkuar në dhomën e hotelit ku ndodhej çifti për të kryer hetimet.
Sipas informacioneve, në dhomë ka pasur gjak, si në tualet, në çarçafë dhe në vende të tjera.
Fetusiu gjet në një vendgrumbullim mbeturinash të premten dhe pritet të ekzaminohet nga mjeku të hënën.