Roan Brahimi “ka gisht” në ekzekutimin e Gentjan Bejtjes? Lidhja e tij me “transportuesin” e vrasësve

by editor

Roan Brahimi, i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi nga Pllana e Lezhës, i cili u ekzekutua me armë zjarri në Athinë, dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes më 15 mars në Larushk të Fushë-Krujës.

Një nga personat e arrestuar nga policia si transportues i vrasësve, Ilir Beqaraj (Brahimi), rezulton të ketë lidhje familjare me të, konkretishti kunat me Roan Brahimin. Ky i fundit, sipas burimeve të policisë së Tiranës në bashkëpunim me grupin e Niklës, ka dyshime të forta se kanë bashkëpunuar për të kryer këtë atentat, e po ashtu dyshohen të perfshirë edhe në disa ngjarje të fundit të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë.

Ata mendohet të kenë qenë financues dhe organizatorë, për të goditur grupet rivale që i shihnin si rrezik për sigurinë e tyre. Për vrasjen e Gentjan Bejtjes dyshohet se pajtuan qitës nga Vlora.

Kujtojmë se Brahimi u ekzekutua në kryeqytetin grek më 9 Maj 2024. Ai u qëllua në sy të partneres dhe djalit të tij të vogël nga dy persona të maskuar të cilët me motorin e tyre iu afruan 32 vjeçarit që po priste familjarët në makinë.

32-vjeçari i cili njihej edhe me emrin Sidorel Prendi ka qenë një personazh i lakuar në disa ngjarje të rënda kriminale në qarkun e Lezhës por jo vetëm.

3 vite më parë ai u shpall në kërkim nga policia pasi dyshohej se së bashku me 2 persona të tjerë, mes të cilëve Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozin, mësynë të armatosur në ambientet e një lokali në Lezhë.

/tvklan.al

You may also like