Vrau me thikë bashkëshorten në Athinë, Eduart Danaj u kap në gjendje të dehur, detaje: Viktima mori 4 goditje vdekjeprurëse në gjoks dhe bark

by editor

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi Athinën ditën e sotme ku shqiptari Eduard Danaj u arrestua nga policia pasi vrau me thikë bashkëshorten e tij Enkelejda Danaj.

Advertisements

Eduart Danaj ishte në gjendje të dehur kur u arrestua nga policia dhe ende nuk është në gjendje të japë dëshmi para policisë.

Advertisements

Aktualisht po e mbajnë në rajonin lokal të policisë dhe më pas do të dërgohet në drejtorin e policisë së Atikës.

Lidhur me ekzaminimin e trupit të 40 vjeçares, u gjetën plagë në qafë, në duar.

Mësohet se shkak për ndarjen nga jeta janë bërë 3 apo 4 goditje vdekjeprurëse në gjoks dhe në bark.

You may also like