Mesditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ndodhi në minierën e Martaneshit, ku një minator vetëm 29-vjeҫ humbi jetën dhe u plagos rëndë kolegu i tij.
Advertisements
Sipas informacioneve policore, është vënë në pranga administratori i minierës në Martanesh. Burime zyrtare nga policia, bëjnë me dije se Gentjan Peshku, akuzohet për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”
Advertisements
Ky është 29-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në minierën e Martaneshit
Njoftimi:
Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një galeri kromi, në fshatin Thekën, Martanesh, ku gjatë procesit të punës, humbi jetën shtetasi A. P., 29-vjeç dhe u dëmtua rëndë shtetasi H. B., 40-vjeç, të dy vagonistë në këtë galeri, ju bëjmë me dije se:
Komisariati i Policisë Bulqizë arrestoi në flagrancë shtetasin G. P., 38-vjeç, banues në Bulqizë, me detyra administrator dhe brigadier në subjektin minerar. Nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galëri është shembur një masiv gurësh, i cili ka zënë këta 2 shtetas.
40-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.