Një person në Maliq ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike
Advertisements
Ngjarja pak minuta më parë në Maliq, ku një person në banesën e tij ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Sipas informacioneve paraprake mësohet se i zoti i shtëpisë po rregullonte çatinë ndërsa ka prekur tela të energjisë elektrike. Po transportohet drejt spitalit të Korçës, ndërsa burime bëjnë me dije se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Advertisements