Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Itali, ku pas një aksidenti me motor ka humbur jetën një 17-vjeçar shqiptar.
Advertisements
Alen Karaboja, lindur në Valcamonica, sipas mediave italiane, ishte në një festë ditëlindjeje dhe rreth orës 23:00 ka dalë për një xhiro me motor me një shok.
Advertisements
Papritur, pranë parkut Dosso, dyshohet se teksa po bënte zigzage në rrugë, Alen humbi kontrollin e motoçikletës e cila përfundoi duke u përplasur me një mur.
Pavarësisht ndihmës në kohë dhe transferimit me autoambulancë në spital, i riu ndërroi jetë gjatë natës në spitalin Civile në Brescia.