Mashtroi biznesmenin dhe i mori 100 mijë € duke u hequr si Taulant Balla, në pranga Argen Hoxha. Biznesmeni i mashtruar është Flamur Rrushi, ndërkohë që banda e të cilës ai ka rënë pre dyshohet se drejtohet nga i shumëkërkuari Florian Gjergji.
Advertisements
“Vihet në pranga një 35-vjeçar, i cili nga hetimet dyshohet se është i implikuar në një rast mashtrimi, të goditur nga Policia, rreth 1 muaj më parë.
Advertisements
Ky shtetas u kap në bashkëpunim me shërbimet e PKK Rinas, në tentativë për t’u larguar nga vendi.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, si rezultat i hetimeve me metoda proaktive, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, si dhe i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, ndaloi në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, shtetasin e shpallur në kërkim policor, A. H., 35 vjeç, banues në Tiranë.
35-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, më datë 02.05.2024, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit, një shumë parash, administratorit të një biznesi, shtetasit F. Rr..
Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë autorëve të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
‘E kam mik familjar’, si e kuptoi biznesmeni nga Prrenjasi që 100 mijë eurot nuk ia kishte dërguar Taulant Ballës
Bizesmeni nga Përrenjasi, Flamur Rrushi, pretendon se një person e ka telefonuar me aplikacionin viber dhe i ka thënë se jam Taulant Balla dhe më duhen 100-mijë euro urgjent. I njëjti biznesmen ka zbardhur dhe komunikimet me personin në anën tjetër të telefonit, që në fakt nuk ishte ministri Balla, por Florian Gjergji.
Biznesmeni thotë se personi që pretendonte se ishte Balla, i ka shkruar disa mesazhe, ku thuhej: “jam në një dreke”, “ma mbaron një porosi”, “do kalojë një miku im andej jepja 100 mijë Euro dhe rregullohemi”.
Rrushi nga ana tjetër i ka shprehur gadishmërinë për ti dhënë lekët, duke i shkruar: “Ok”, “të flasi me mua”. Kontakti “Taulant Balla”, i ka kthyer duke i thënë “ok po telefonon pas pak”. Takimi mes Rrushit dhe personit që pretendonte se do të dërgonte paratë te Balla, është organizuar në të njëjtën ditë në periferi të kryeqytetit. Makina që Rrushi dorëzoi shumën e majme të parave rezultoi që të ishte një taksi. Në denoncim biznesmeni thonë se brenda taksisë ishte vetëm shoferi, të cilit i dorëzoi paratë që i kishte futur në një kuti kartoni.
Biznesmeni ka pranuar në polici se me ministrin Taulant Balla janë miq familjar, dhe se të regjistruar në telefon i kishte shënuar një tjetër numër telefoni. Përmes një personi të afërt, ai ka kuptuar që shumë e parave në fakt ia kishte dërguar një personi tjetër dhe jo Ballës. Nga verifikimet rezultoi se numri me të cilin ishte kontaktuar biznesmeni Rrushi, ishte në përdorim nga një vajzë dhe një djalë.