Protesta para Bashkisë, momenti kur Balliu dhe Nallbati përplasen me policinë! Verbohen nga gazi lotsjellës(Video)

by editor

Ky është momenti kur ish-deputeti Klevis Balliu dhe ligjvënësi demokrat, Bledjon Nallbati janë përplasur me policinë para Bashkisë Tiranë.

Teksa dy demokratët janë shtyrë me efektivët në përpjekje për të çarë kordonin policor në drejtim të tyre është hedhur gaz lotsjellës.

Klevis Balliu dhe kolegu i tij, Bledjon Nallbati janë verbuar nga gazi lotsjellës dhe me ndihmën e protestuesve të tjerë janë larguar nga perimetri i policisë.

You may also like