25-vjetori i çlirimit të Kosovës, Rama flet nga Prishtina: Rugova, njeriu që ka shënjuar historinë e shqiptarëve

by editor

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme (10 qershor) në Prishtinë në kuadër të 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s.

Advertisements

Në fjalën e tij në Konferencën Ndërkombëtare “ Rugova dhe Perëndimi”, Rama e cilësoi Ibrahim Rugovën si njëriun që ka shënjuar historinë e shqiptarëve dhe si politikanin me atipik shqiptar.

Advertisements

Rama: Ju falenderoj për ftesën dhe mundësin e mirëseardhur për të ndarë me ju një opinion mbi njeriun që e ka shënjuar historinë shqiptareve më një gjurme sa te rralle aq edhe te domosdoshme. Sinteze e pashoqe mes revolucionarit dhe burrë shtetasit.

Rugova, themeluesi i Kosovës së lirë, ishte një shqiptar si i dalë nga brinjët malore te historisë sonë, një intelektual një udhëheqës dhe një e figurë që edhe sot është e vështirë ta përmbledhësh.

I ishte dhe është më atipiku i një politikani shqiptar.

Kur në 24 maj 1992, të ashtëquajtur zgjedhje ai u vetëshpall presidenti i Kosovës, pati guximin për faktin se nuk rrezikoi jetën, por rrezikoi dicka edhe më të rëndësishme, atë qe jeta krijon dhe lë pas, emrin dhe personalitetin. Ishte një akt donkoshitesk për shumëkënd.

Presidenti i shpresës në mes të shtypjes të çdo shprese kishte jetuar deri aty mes librave.

You may also like