Mbi 5 orë në SPAK, flet Kryemadhi: Nuk e sfidoj sistemin e drejtësisë, ndahem nga Ilir Meta …

by editor

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka dalë nga SPAK pas më shumë se 5 orësh.

Advertisements

Prej orës 10:00 të mëngjesit, Kryemadhi ndodhej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të dhënë shpjegime për pasurinë e saj.

Advertisements

Për mediet, Kryemadhi deklaroi se ishte thirrur si person që ka dijeni.

Kryemadhi: I dhash përgjigje të gjitha pyetjeve. Ballafaquam gjërat që kanë të bëjnë me akuzat që kanë ngritur. Besoj se e ezauruam aspektin e pyetjeve dhe përgjigjeve. E lexova me vëmendje dhe e firmosa me vetëdije të plota, duke marrë të gjitha përgjegjësitë.

Kryemadhi: Lobimi, hetimi pasuror dhe operacionet plastike janë në një çështje. Dua të them që nuk kam bërë ndërhyrje estetike. Cdo grua që mirëmbahet dhe që kërkon të jetë korrekte me imazhin e saj, nuk është ndërhyrje estetike. Ndërhyrje estetike do të thotë të ndryshosh shumë gjëra. Botox kam bërë si të gjitha grat.

Në çfarë cilësie u pyetët?

Kryemadhi: Isha në cilësinë e personit në dijeni.

Në fund Kryemadhi deklaroi se sa i përket çështjeve të drejtësisë ndahet nga Ilir Meta.

Ndaheni me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK?

Kryemadhi: Ndahemi.

You may also like