“E ëma e ka rrahur me kabëll në Gjykatë”, trondit me dëshminë e afërmja e Aldorjana Loshit që u vetëvra pak javë më parë: Kishte dyshime mbi vdekjen e të atit

by editor

Detaje të reja janë zbardhur nga vetëvrasja e efektives Aldorjana Loshi, ku ajo duket se nuk ka pasur marrëdhënie të mira me familjen e saj.

Advertisements

Në një intervistë televizive, të të afërmes së Aldorjanës, ajo thotë se efektivja e ndjerë ka pasur gjithmonë dyshime mbi mënyrën se si ka vdekur i ati.

Advertisements

Sipas saj Aldorjana shprehej se nuk ndihej e pranuar në familje, por e sulmuar dhe e pambrojtur, ku e ëma e kishte rrahur me kabëll në gjykatë.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja Aida Topalli: Pse gjithë ky insistim nga pjesa tjetër e familjes për të qenë kundër Aldorjanës për të zbuluar të vërtetat apo kundër saj si vajzë?

E afërmja: Familjarët thonin se ajo nuk bindej dhe nuk merr vesh ika ngarë të atit. Ndërsa vajza thotë se nuk është dakord me atë që thonë për babin, ajo thoshte se e kanë rrahur me kabëll në gjykatë që të ajo të thoshte atë që donin ata, dhe për këtë arsye dyshonte.

Gazetarja Aida Topalli: Kush këta?

E afërmja: Mamaja vete, se vëllai ka qenë i vogël. Mamaja ka deklaruar në gjykatë dhe Aldorjana thoshte se kur ka shkuar ajo e ka rrahur me kabëll që të dëshmonte atë që donte ajo. Dhe pastaj filluan të kishin konflikte dhe dyshimet e vajzës. Ajo mezi pritej të rritej e të largohej.

Gazetarja Aida Topalli: Si ka vdekur i ati?

E afërmja: Ka vdekur nga një aksident i papritur pas një telefonate në orën 1.30 të natës ka dal nga shtëpia dhe ka vdekur në autostradë në 2009. Janë mbyllur hetimet dhe asnjëri nuk ka bërë burg. Dhimbja që ka përfshirë familjarët ka qenë e madhe dhe gjithmonë ka pasur hije dyshimi si vdiq i ati.

You may also like