Sali Berisha mbetet ‘non grata’ në Britani, Reuters: Ish kryeministri humb gjyqin në Londër!

by editor

Sali Berisha do të vijojë të jetë ‘non grata’, çka do të thotë se do të ketë të ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe.

Advertisements

Ish-kryeministri demokrat humbi sot apelin e tij në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër kundër vendimit të Ministrisë e Punëve të Brendshme, “Home Office” që e ndalonte të hynte në Britani për lidhjet e tij të dyshuara kriminale

Ai u shpall non grata në vitin 2022 për lidhjet e tij të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të cilin Berisha e mohon.

Advertisements

Berisha apeloi kundër vendimit në Komisionn Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Londër në mars 2024, duke argumentuar se u ndalua nga MB në bazë të pohimeve të rreme të paprovuara.

Gjykata e Apelit është shprehur në favor të qëndrimit të Qeverisë në këtë rast, duke hedhur poshtë të gjitha arsyet e ankimimit të Berishës. Më e rëndësishmja, Gjykata ka gjetur se rekomandimi për të përjashtuar Berishën është arritur siç duhet si “produkt i një vlerësimi holistik të provave në dispozicion”.

“E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imunitetetit si ish-kreu i një shteti i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për ti ndaluar hyrje në Britaninë e Madhe rrëzohet” thuhet në vendimin që ka bashkangjitur dhe shqiptarja.com

Advertisements

Dokumenta bashkëngjitur

You may also like