Dyshohet se ka humbur pasurinë me mikrokreditë/ Ngjarja e rëndë para ambienteve të SPAK, reagon policia: 63-vjeçari konsumoi fostoksinë

by editor

Gjatë pasdites së sotme (2 korrik) një qytetar konsumoi helm para ambienteve të SPAK dhe më pas transportua në spital në gjendje të rëndë.

Advertisements

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila bën me dije se 63-vjeçari ka konsumuar fostoksinë.

Advertisements

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se lezhiani kishte kërkuar një takim në SPAK, para se të ndërmerrte aktin e rëndë.

Dyshohet se shtetasi me iniciale P.T, ka humbur pasurinë e tij me mikrokreditë.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

You may also like