Drogë e pastrim parash nga burgu, zbulohen bisedat e trafikantit: Një pako për…

by editor

Policia greke ndërhyri në burgun e Janinës pak ditë më parë për ekzekutimin e disa urdhër arresteve lidhur me shpërndarjen e drogës.

Advertisements

Droga e cila kontrollohej nga brenda qelive kishte si synim pastrimin e parave me ndihmën e punonjësve të burgut.

Advertisements

Në qendër të grupit ishte shqiptari i quajtur Edmond Përbashaj, i cili ishte dënuar me 20 vjet burg për grabitje me armë.

Ndërkohë, mediat greke kanë zbuluar disa nga bisedat e përgjuara nga autoritetet, ku zbulohet edhe planifikimi për ardhjen e një ngarkese me 100 kg kokainë.

Shqiptari Edmond Përbashaj ose Mondi, i njohur në burg si “Shefi” apo “Bossi”, synonte të sillte në Greqi në fillim të majit 100 kilogramë kokainë nga të cilat do të merrte 1 milionë euro. Madje për planet e tij ishte vënë në dijeni edhe zëvendësdrejtori i Burgut, i cili nuk e denoncoi menjëherë ashtu siç duhej. Intimiteti që ata kanë krijuar me njëri-tjetrin është i dukshëm teksa biseda zhvillohet përballë një të burgosuri tjetër

“Shefi”: Po të bëhet një punë tani, shok, do të marr shumë para

Zëvendësdrejtori: Nëse është kryer puna? Ku jashtë? Tani po prisni?

“Shefi”: Një pako për të kaluar, njëqind kilogram koka, shoku

Zëvendësdrejtori: Kur, mirë çdo gjë? Ndonjë një milionëshe? Sa është kjo?

“Shefi”: Një milion i pastër në xhep.

Zëvendësdrejtori: Në xhep një milion? Nëse kalon, nëse nuk kalon?

“Shefi”: Nëse nuk kalon vari… .

Zëvendësdrejtori: Prit, 100 kilogramë koka, sa e paguar? E blerë?

“Shefi”: Këtu ato vijnë 2 milionë.

Zëvendësdrejtori: Prit o budalla, ti sa do ta paguash?

“Shef”: Do jap dy dhe do ta shes tre

Zëvendësdrejtori: Do marrësh tre?

“Shefi”: Do nxjerri një.
Me bekimet, siç del, të zv/drejtorit, Përbashaj fuste dhjetëra mijëra euro në burg. Karakteristik është dialogu me një punonjës të të burgut për të futur në burg 21 mijë euro.

Punonjësi: Çfarë 21? Je mirë ti more?
“Shefi”: Po.

Punonjësi: Kjo që thua nuk është e mundur… Do të na çojnë në burg. Ne do të shkojmë në burg për këtë. Sikur të ishte pak më e lehtë. Ne do të shkojmë në burg. Janë shumë. Nuk justifikohen.

“Shefi”: Nuk dua ti justifikoni.

Punonjësi: Je mirë mor djalë? Ku dreqin? Dhe ku duhet t’i vendos ato? Në mbathjet e mia?

“Shefi”: Merri jashtë…po ti marrësh paratë dhe t’i vendosësh diku? Nuk do të na kapin. Fshehi diku’, thuhet në komunikimet e zbardhura nga media greke.

You may also like