Një aksident mes tri automjeteve në fshatin Komoran la të lënduar tre persona.
Advertisements
Për të zbardhur detajet se si erdhi deri te aksidenti, me rastin po merret njësia përkatëse e policisë.
Advertisements
Rastin për mediat, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
“Sot në mëngjes, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë tri automjete (në mesin e tyre një autobus). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse e policisë është marrë me rastin”, tha Krasniqi për mediat.