Një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë në orët e para të mëngjesit në Peristeri.
Advertisements
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision.
Advertisements
Raportohet se persona që udhëtonin me një mjet tip Audi kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip Smart.
Nga të shtënat mbeti i plagosur lehtë në kofshë 22-vjeçari shqiptar, i cili ishte pasagjeri i Smart.
Advertisements
Shoferi i Smart-it e braktisi 22-vjeçarin të mbuluar me gjak dhe u zhduk.
I riu është dërguar me autoambulancë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur detaje nga ngjarja, si edhe personat që ndodheshin në të dy mjetet.