Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e dy grave Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj të cilat kërkuan që t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta pas martesës disa muaj më parë që ishte e para dhe shkaktoi reagime të shumta në Shqipëri.
Advertisements
Gjykata e Lartë tha se njësia administrative nuk mund të marrë një vendim që nuk bazohet në kodin e familjes. Gjatë seancës avokatja kërkoi që çështja të përcillej për kontroll incidental në gjykatën Kushtetuese, ndërsa kjo çështje është shqyrtuar edhe nga shkallët e tjera të gjykatave administrative.
Advertisements