“Të rrezikohet jeta, do të të bëjnë atentat”/ Si Plarent Dervishaj ra në kurthin e policisë, forcat speciale…

by editor

I shumëkërkuari i drejtësisë, Plarent Dervishaj u arrestua në Dubai në datën 6 Gusht. Plarent Dervishaj, i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, si edhe atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoji, është futur në kurth për t’u vendosur në pranga.

Mësohet se forcat speciale kanë shkuar në banesën e tij në Dubai dhe i kanë thyer derën.

Advertisements

Sipas burimeve, Plarent Dervishajt iu është thënë që “të rrezikohet jeta, do të të bëjnë atentat dhe do vish me ne”.

Më pas i kanë vënë prangat dhe e kanë çuar te stacioni i policisë në Dubai dhe nuk është lejuar të flasë me avokatin. 10 ditë e kanë mbajtur në burg në komisariat, pastaj e kanë hipur në avion dhe e kanë sjellë në Shqipëri në Rinas dhe aty e ka arrestuar policia shqiptare.

Advertisements

You may also like