Lija e majmunëve/ Raportohet rasti i parë me variantin më infektues

by editor

Zyrtarët shëndetësorë në Suedi thanë të enjten se e kanë identifikuar rastin e parë të një personi me variantin më infektues të lisë një majmunëve – të njohur si mpox – i cili për herë të parë u pa në Kongo, një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli emergjencë globale këtë virus të përhapur atje dhe në vende të tjera të Afrikës. Agjencia për Shëndetin Publik e Suedisë tha në një komunikatë se pacienti kishte kërkuar kujdes mjekësor së voni në Stokholm.

Advertisements

“Në këtë rast, një person është infektuar gjatë qëndrimit në pjesën e Afrikës ku ka ndodhur një shpërthim i madh i [mpox-it më ngjitës]”, tha agjencia. Magnus Gisslen, epidemiolog nga kjo agjenci, tha se pacienti është mjekuar dhe atij i janë shpjeguar “rregullat e sjelljes”. “Fakti që pacienti me impox po mjekohet në vend nuk ndikon në rrezikun e përgjithshëm të popullsisë”, thanë zyrtarët suedezë, duke shtuar se ekspertët vlerësojnë se rreziku është “shumë i ulët”. Ata thanë, megjithatë, se mund të vazhdojnë rastet e kohë pas kohëshme nga jashtë.

Advertisements

You may also like