Shokuese në Itali! 50-vjeçari vret me armë fqinjen dhe babain e tij! Pasi u rrethua nga policia, hyri në një nga dhomat e banesës dhe qëlloi veten me plumb në fyt!

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në San Candido të Italisë ku një 50-vjeçar ka qëlluar për vdekje një grua dhe babain e tij, 90-vjeçar.

Advertisements

Pas vrasjes së dyfishtë, autori i krimi Ewald Kühbacher u mbyll në banesën e tij dhe qëlloi në drejtim të policisë.

Advertisements

Por në momentin që forcat speciale do të bastisnin shtëpinë e 50-vjeçarit, ai ktheu armën nga vetja dhe u plagos rëndë me plumb në fyt.

Fillimisht u raportua se ai ishte qëlluar nga policia, por më pas u mësua se 50-vjeçari kishte hapur zjarr nga forcave speciale, të cilat nuk iu ishin kundërpërgjigjur.

Advertisements

Më pas, ishte zhvendosur në një nga dhomat e tjera të banesës duke qëlluar veten me plumb në fyt dhe raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas mediave italiane, ai ka marrë armën e babait të tij, Hermann dhe ka hapur zjarr ndaj fqinjes, e cila u qëllua në shkallët e banesës. Më pas ka vrarë të atin.

You may also like