Vrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata britanike merr vendimin për ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe tre të tjerëve

by editor

Një gjykatë në Britani ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptarë për të ekstraduar Edmond Haxhinë dhe tre persona të tjerë, të cilët akuzohen për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, raporton News24.

Advertisements

Gjykata e Westminster ka vendosur në favor të ekstradimit në Shqipëri të Edmond Haxhinë, Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman. Ndërsa mësohet se britaniku Steven Hant nuk do të ekstradohet pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.

Advertisements

Haxhia dhe personat e tjerë britanikët kanë të drejtë ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Lartë britanike.

Edmond Haxhia akuzohet nga prokuroria Lezhë se ka qenë organizatori i vrasjes së Ardian Nikulajt.

Advertisements

Në aktakuzë prokuroria e Lezhës thotë se katër britanikët e tjerë udhëtuan nga Anglia në Shëngjin për ta mbajtur viktimën nën vëzhgim e më pas i çonin informacion Ruben Saraivës i cili e goditi për vdekje me 6 plumba Nikulajn.

Biznesmeni Nikulaj u vra në ambientet e lokalit të tij me 19 maj 2023 në Shëngjin sapo u ul në një nga tavolinat në ambientin e brendshëm.

Vrasësi u koordinua nga shtetasit e tjerë deri në momentin që kreu ekzekutimin .Pas ngjarjes të gjithë personat u larguan nga pikat kufitare.

You may also like