Detaje të reja kanë dal nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Golem të Shkodrës, ku mbeti i plagosur një 29-vjeçar. Sipas informacioneve konflikti ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
Advertisements
Autori Mario Kroni dyshohet se kishte konflikte me vëllain e 29-vjeçarit Ronaldo Kola, pas prishjes së pazareve të kanabisit.
Advertisements
Sa i takon momentit të plagosjes, mësohet se Kroni dhe Kola kanë qene duke udhëtuar në dy automjete të ndryshme tip Audi, dhe janë takuar fillimisht në rrugën kryesore të fshatit ku kanë nisur të debatojnë dhe me pas është përdorur arma e zjarrit.
Autori i dyshuar, Marjo Kroni, ka nxjerrë një arme zjarri duke qëlluar 4 herë në drejtim të 29 vjeçarit duke e lenë të plagosur.
Advertisements
Fatmirësisht plumbat nuk i kanë shkaktuar dëme të rënda të riut. Autori, me pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për kapjen e tij.