Premtime zgjedhjesh? Dështimet e sivjetme, Rama njofton reformë në turizëm. Vitin tjetër s’ka më leje për plazhe private, kthehen publike! Marrin vetëm hotelet!

Lejet e plazhit do të jepen vetëm për hotelet. Lejet për beach bare apo për ristorante do të jepen pa lejen për të vendosur shezllone përpara lokalit duke mos lejuar në këtë mënyrë hapësirat për plazhe publike. Gjithashtu bashkitë do të marrin hapësira e të vendosin çadra dhe shezllone me çmim tavan të detyruar e të përballueshëm për qytetarët.

Advertisements

Çfarë paralajmëroi Rama? Vitin tjetër ne do të ndryshojmë sistemin dhe nuk do të lejojmë shezllonet përvecse se ata kanë hotele, bëri të ditur Rama sot në podcastin e tij.

Advertisements

“Përveçse se ata kanë hotele nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardh një individ, një person juridic apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezllone. Mund të vësh beach bar por nuk ke shezllone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezllone. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri tjetrin është e pamundur.

Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezllone e të marrësh popull aty e ti detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezllone për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezlloni në shezllon.

Nuk mund ti çosh shezllonet deri në breg, që njerëzit kur duan të kalojnë në breg ta kenë të pamundur ose të biejnë me not ose të dalin nga rruga e të mallkojnë veten që erdhen në plazhë. Kështu do të krijojmë një fashë atë që kemi thënë të hapësirës publike në vijën e ujit e ti do të tërhiqesh prapa’

Bashkitë do menaxhojnë hapësira plazhi me çmim tavan

Vec plazhit publik, hapësira plazhi do të marrin bashkitë të cilat do të vendosin shezllone e ngrenë çadra me një çmim tavan të detyruar

“Do ta fillojmë me bashkitë, që bashkitë të marrin hapësira e të vendosin bashkitë çadra. Aty ku është e arsyeshme e shezlloneve, por me çmim tavan të detyruar. E kemi filluar prej disa vitesh, këtë vit e shtymë më përpara. Lezha është model se është polic ai kryetari I bashkisë së Lezhës. Shakaja është gjysma e së vërtetës. Është e rëndësishme që dy pensionistë të shkojnë.”

Pse kjo reformë? Këtë vit turizmi sa i takon numrave ka qenë I kënaqshëm por problematikë është vënë re tek mungesa e plazheve publike, dhe shezllonet e vendosura nga private të cilat ishin me cmime shumë të larta. Prandaj vëmendja do I kushtohet cilësisë.

“Të vijë ai klienti që këta e presin duhet të investojnë më shumë tek njerëzit që janë aty brenda që i presin sesa tek gipsi e tavanet. Që të vijnë ata duhet patjetër të ndryshojë mënyra si ne organizohemi në nivelin e qeverisjes vendore të agjencive tona. U krijua një volum i madh dhe pritshmëria dhe o burra të gjithë me shezllone. Ata shezllonet këtë vit e bënë me sukses kryerjen e misionit të tyre të ardhjes në majë të hundës të të gjithë popullit.