U aksidentua bashkë me fëmijët, flet Kristian Boçi: Kam humbur shikimin në syrin e majtë … (Video)

by editor

Biznesmeni i njohur, Kristian Boçi u përfshi në një aksident para disa ditësh në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë. Boçi humbi kontrollin e mjetit, duke çarë barrierat anësore të rrugës dhe ka përfunduar në kanal.

Advertisements

Biznesmeni udhëtonte në mjetin tip ‘Benz’ së bashku me dy fëmijët e mitur, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Advertisements

Por, Boçi ka humbur shikimin në syrin e majtë. Përmes një video të postuar në Instagram, Boci tregon se ka humbur shikimin në syrin e majtë, por shpreson që t’i rikthehet.

Faleminderit për mesazhet. Vërtetë kam humbur shikimin në syrin e majtë, por gjithmonë me shpresën që do më vijë. Faleminderit Zotit që i kam mirë fëmijët”– thotë ai.

Shkak i aksidentit u bë lagështia dhe shpejtësia e lartë e automjetit.

Advertisements

You may also like