Një 38-vjeçar është proceduar penalisht në pikën kufitare të Kapshticës, pasi tentoi të fuste një shumë prej 30 mijë eurosh të padeklaruara në Shqipëri.
Advertisements
Shtetasi më inicialet G.GJ., po udhëtonte me një kamion tip “Volvo”, në kasetën e kabinës të së cilës kishte fshehur shumën e parave.
Advertisements
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Gj., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumën e eurove.
Advertisements
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.