Tërmet në kufirin Shqipëri-Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Sarandë, sa ishte magnituda

by editor

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ,ka goditur zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, konkretisht në Çamandë të Filatit.

Advertisements

Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në qytetin e Sarandës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Advertisements

Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet e forta kanë zgjuar shumë banorë në orët e para të mëngjesit.

Institucionet përkatëse po monitorojnë situatën dhe do të japin informacione të mëtejshme në rast se do të ketë zhvillime të reja.

Advertisements

You may also like