E mbyti bashkëshorti në sy të fëmijëve në Itali, flasin banorët e fshatit të 24-vjeçares: “Vajzë më e mirë nuk ka në botë. Mjerë baba i vetë!”

by editor

Këtë të enjte, kamerat e News24 ka qenë në fshatin Grezhdan në Peshkopi, ku jeton familja e Eleonora Tocit, 24-vjeçares që u vra nga bashkëshorti i saj Lulzim Toci.

Advertisements

Banorët e fshatit flasin fjalët më të mira për familjen e saj dhe për të renë.

Advertisements

Ata shprehen se vajza kishte dy muaj që kishte shkuar në Itali dhe se janë tronditur nga lajmi.

“Është familja e Met Gjurës, ajo ishte vajza e Metit, vajzë shumë e mirë. Jazëk i qoftë! Familje e keqe paskan qenë ata. Kanë pasur dy çuna.

Advertisements

Sot në mëngjes e mora vesh, televizori e kishte dhënë. Jam habitur. Vajza shumë e respektueshme, shumë e mirë. Unë të jem e var autorin.

S’kam lidhje gjaku se babai i saj është i ardhur. Janë familje e thjeshtë, familje e mirë shumë. Habitem se si ka bërë vaki”, tha një banor.

“Për vajzë, për familje, s’kemi komente. Është shumë familje e shtruar. Se si u ka ardhur nuk e di. Kur e mora vesh më ka ikur truri. Unë di të flas për familjen, e shkëlqyer, në punë të vetë, në hall të vetë. Mos i bëftë kujt vaki. Na ka ra keq, fëmijë kemi të gjithë.

Në Itali tani shpejt kanë ikur se këtu është e martuar. S’ka dy muaj. Dy çuna kishin”, tha një grua.

Banorët shprehen të keqardhur për ngjarjen dhe nuk e dinë cilat kanë qenë arsyet që sollën deri në krimin makabër.

“Vajzë më e mirë nuk ka në botë. Mjerë baba i vetë!”, tha një banore.

24-vjeçarja Eleonora Toci, u mbyt nga bashkëshorti në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në sy të dy fëmijëve të tij të mitur.

You may also like