Policia italiane njoftoi se ka arrestuar një 46-vjeçar shqiptar ditën e djeshme (19 tetor) në Xhenova, për akuzën e posedimit të lëndëve narkotike, për qëllime trafikimi, pasi iu gjet një sasi me mbi 1 kg kokainë dhe 2500 euro.
Advertisements
Agjentët në Sampierdarena, vunë re të huajin në via “Fillak”, i cili pasi kishte bërë disa udhëtime në zonë me makinën e tij duke xhiruar dhe gomat, teksa mori edhe një lëvizje në korsinë e kundërt.
Advertisements
I ndaluar menjëherë nga policia, 46-vjeçari është shfaqur tejet i nervozuar, duke parë me këmbëngulje një çantë shpine të vendosur përballë sediljes.
I pyetur nëse mbante diçka të paligjshme, shqiptari tregoi çantën e zezë si të tijën, pa treguar se çfarë përmbante. Por brenda saj policia gjeti mbështjellës të ndryshëm, me kokainë, me peshë totale rreth 1.1 kilogramë, shkruan “Ligurianotizie”.
Advertisements
Pas kontrolleve të mëpasshme, u gjetën edhe 2500 euro cash, me gjasë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm. Droga dhe paratë janë sekuestruar, kurse 46-vjeçari shqiptar u izolua në Burgun e Marasit.