Bardhi reagon pas arrestimit të Çyrbjas: Prova se Rama është i marrë peng nga bandat

by editor

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka reaguar pas arrestimit të ish-deputetit socialist Jurgis Cyrbja dhe zbulimit të akuzave nga SPAK, ku ndër të tjera thuhet se kërkoi ndihmën e krimit për t’u bërë deputet.

Advertisements

Bardhi deklaron se aksesi i organizatave kriminale, deri në pikën e caktimit të renditjes së kandidatëve në listën e deputetëve të PS, është prova më domethënëse që Edi Rama është një Kryeministër i marrë peng nga bandat.

Advertisements

“Aksesi i organizatave kriminale deri në pikën e caktimit të renditjes së kandidatëve në listën e deputetëve të PS është prova më domethënëse që Edi Rama është një Kryeministër i marrë peng nga bandat. Firma e Edi Ramës si Kryetar i PS për të plotësuar kërkesën e një prej grupeve më të rrezikshme të krimit të organizuar është akti më domethënës i gjunjëzimit të një partie politike dhe të Kryeministrit përpara tyre. Ky nuk është një rast i izoluar, por i shtrirë në çdo qark, në çdo bashki.

Trajtimi i krimit të organizuar si bashkëaksioner në qeverisje është rënie e shtetit, asgjësim i zgjedhjeve të lira, vdekje e demokracisë. Opozita e ka ngritur këtë shqetësim prej vitesh, por Kryeministri i bandave ka bërtitur “shpifje, shpifje, shpifje”, dhe sot si gjithmonë pasi i provohet, fshihet dhe hesht!”, deklaron Bardhi.

Advertisements

Sipas tij, bandat nuk kanë punuar për të bërë një deputet, por kanë punuar për të bërë Kryeministër Edi Ramën. Bardhi thekson se kjo e bën zyrtarisht Shqipërinë vendin e parë në botë, që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar!

“Listën e kandidatëve dhe renditjen e tyre nuk e caktojnë deputetët, por e harton dhe miraton Edi Rama. Bandat nuk kanë punuar për të bërë një deputet, por kanë punuar për të bërë Kryeministër Edi Ramën. Bandat nuk kanë mbledhur vota për të bërë një deputet, por për të bërë Edi Ramën Kryeministër. Nuk janë deputetët bashkëpunëtor të grupeve kriminale, por Edi Rama që ka ndarë qeverisjen me to dhe ka fituar pushtetin në bashkëpunim me to.

Kjo e bën zyrtarisht Shqipërinë vendin e parë në botë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar! Përgjegjës për këtë është vetëm Edi Rama dhe askush tjetër”, thotë Bardhi.

Sipas SPAK, Altin Hajri, gjithashtu nën hetim, në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga Jurgis Çyrbja i ofronte këtij të fundit që të votonte, si dhe të siguronte votuesë në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

You may also like