Tragjike/ Përmbyset varka me emigrantë, humbin jetën të paktën dy persona

by editor

Dy persona humbën jetën pasi një varkë me emigrantë u mbyt në Kanalin Anglez. Aksidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure në brigjet e Sanchat pranë portit të Calais në Francën veriore, thanë autoritetet lokale, shkruan Sky News.

Advertisements

Nga 50 emigrantë në varkë, të paktën 46 janë shpëtuar dhe autoritetet franceze po vazhdojnë të kërkojnë për të tjerë ende në ujë. Shërbimi Kufitar i Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu konfirmoi se “po merrte pjesë aktive në operacionin e kërkim-shpëtimit”. Një operacion shpëtimi filloi pasi një jelek shpëtimi u pikas në ujë.

Advertisements

Zyra e prokurorit publik në Boulogne-sur-Mer aty pranë nisi një hetim për aksidentin. Sipas të dhënave të disponueshme, që nga fillimi i vitit më shumë se 26 mijë persona kanë mbërritur në Britaninë e Madhe përmes Kanalit Anglez dhe janë regjistruar më shumë se 50 vdekje.

You may also like