Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi mori pjesë në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij, ai u ndal tek arrestimi i Ilir Metës, që sic u shpreh është burgosje politike.
Advertisements
Blushi paralajmëroi se vijat e kuqe janë kaluar dhe është koha për aksion, duke bërë thirrje për më shumë organizim opozitar.
Advertisements
“I bëj thirrje këtyre horrave që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën. Mos na provokoni tju japim një përgjigje si shqiptar. Dhe ju e dini përgjigjen që i japin armiqve të këtij vendi”, tha Blushi.
Blushi: Një përshëndetje për Presidentin e PL që po na ndjek. Rrëmbimi i presidentit nga kjo bandë terroriste nuk është gje tjetër veçse kapitullim pa kushte i reformës në drejtësi. Është e qartë që arrestimet politike i udhëron Edi Rama. Është e qartë që burgosja politike e Presidentit të PL, e liderit të PD është bërë pa fakte, pa prova dhe pa dëshmi. Madje më e rëndë akoma, edhe më ironik është fakti që këto akuza janë ngritur mbi krime që ka bërë vetë Edi Rama. Vijat e kuqe janë kaluar dhe është koha e aksionit. Është koha të organizohemi më shumë se kurrë. I bëj thirrje këtyre horrave që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën. Mos na provokoni tju japim një përgjigje si shqiptar. Dhe ju e dini përgjigjen që i japin armiqve të këtij vendi.
Advertisements